Vendosni fjalën kyçe....

Basha letër OBSh-së: Na ndihmoni me pajisje mbrojtëse dhe materiale testuese në përballjen me koronavirusin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nëpërmjet një letre i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për t’i kërkuar që të ndihmojë sistemin shëndetësor shqiptar me pajise mbrojtëse dhe materiale testuese në përballjen ndaj koronavirusit.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh”- shkruan Basha në letrën për OBSH. 

Në letër Basha thotë se duke qenë se nga data 11 mars është ulur numri i testimeve dhe për këtë i kërkon OBSh-së ndihmë me materiale ashtu e edhe pajisje mbrojtëse.

Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore”- shkruan lideri i opozitës Basha.

Letra e plotë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *