Vendosni fjalën kyçe....

Britania do mbulojë 80% të pagës së qytetarëve, Boris Johnson mbyll lokale e restorante


Kryeministri britanik, Johnson, ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve e pabeve duke nisur nga mbrëmja e sotme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri tha sot në një konferencë për shtyp se ambientet sociale që përfshijnë gjithashtu teatrot, kinematë, palestrat dhe qendrat sportive duhet të mbyllen sa më shpejt që të munden duke nisur nga sot.

Ndërsa ministri i Financave, tha më herët se qytetarët britanikë nuk do jenë vetëm duke publikuar masat e marra për të ndihmuar qytetarat e bizneset.

Ai tha se qeveria do të mbulojë 80 përqind të pagave deri në 2.500 stërlina në muaj. Skema do të zgjasë dhe do të funksionojë deri më 1 prill fillimisht e më pas vendimet do merren hap pas hapi.

Rreth 30 miliardë stërlina fatura TVSH-je për tremujorin e ardhshëm do të shtyhen dhe do të ketë një rritje prej 7 miliardë stërlinash për mirëqenien.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *