Disa liga profesioniste në Europë po mendojnë të shkurtojnë rrogat e futbollistëve në këtë periudhë kur kampionatet e ndryshme në kontinent janë ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Ky diskutim po bëhet kryesisht në kampionatin italian, spanjoll e gjerman.
Drejtuesit e federatave respektive e klubet respektive pritet të takohen në ditët në vijim për të marrë një vendim të dakordësuar mes palëve.