Organizatorët e Festivalit të Kinemasë në Kanë, kanë njoftuar që eventi i ndarjes së çmimeve të kinemasë, që duhet të zhvillohej nga 12 deri në 23 maj, është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Për momentin nuk është caktuar një datë tjetër e konkursit të kinemasë.
“Sapo situata shëndetësore franceze dhe ndërkombëtare të ndryshojë do të bëjmë të mundur vendimin tonë”-, thuhet në një komunikatë të organizatës, ku një hipotezë është ajo e zhvillimit të festivalit në fund të qershorit, megjithatë gjithçka do të varet nga pandemia që ka përfshirë gjithë botën.