Vendosni fjalën kyçe....

I ra të fikët para dy ditësh në Parlament, ministri holandez i Shëndetësisë jep dorëheqjen


Ministri Holandez i Shëndetësisë, Bruno Bruins, ka dhënë dorëheqjen dy ditë pasi i ra të fikët në Parlament.

Bruins i cili është përgjegjës për të trajtuar përhapjen e koronavirusit në vend, u rrëzua në parlament të mërkurën, gjatë një debati lidhur me këtë krizë.

De Telegraaf shkruan se më vonë ai tha se ishte i rraskapitur dhe se i duhej të pushonte gjatë natës në shtëpi.

Të enjten zëdhënësi i tij tha se ministri do të vazhdonte të punonte nga shtëpia për momentin, por ai tani ka dhënë dorëheqjen.

Shërbimi i informacionit shtetëror nuk dha një arsye për dorëheqjen e tij, por ky vendim vjen mjaft papritur. Hugo de Jonge, kolegu i Bruin që ka përgjegjësi për mirëqenien dhe sportin, po merr përsipër rolin e tij derisa të emërohet një ministër i ri i Shëndetësisë.

Në Hagë, thuhet se Bruins kishte kontakte me një mjek të enjten, i cili e këshilloi atë të pushonte dhe kjo duhet të zgjaste disa javë dhe për këtë vendoste të hiqte dorë nga përgjegjësitë e tij si ministër.

“Jam shumë i trishtuar që do të përfundojë tani”– tha kryeministri Rutte. Ai theksoi se Bruins kohët e fundit kishte punuar shumë fort kundër koronavirusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *