Forcat e armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar policisë për të mbikëqyrur rrugët e Tiranës.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ushtria do ndihmojë policinë për të mbikëqyrur situatën ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rekomandimet e zyrtarëve të shëndetësisë për të qëndruar brenda.
Në rast shkeljeje të fashave orare të përcaktuara, këmbësorët do gjobiten, ashtu siç ndodhi dje, ku 165 persona në mbarë vendin u ndëshkuan me nga 100 mijë lekë pasi u kapën në rrugë përtej orarit të vendosur; 6 e mëngjesit me 10 të mëngjesit e 4 të pasdites më 6 të pasdites.
*(Video Credit: Balkanweb)