Vendosni fjalën kyçe....

MEPJ: Shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër nuk do penalizohen, të raportojnë pranë zyrave të migrimit


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë një njoftim ku lajmëron se shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër nuk do penalizohen.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 qytetarët nuk mund të largohen nga zona Schengen.

Të gjithë shtetasëve shqiptarë u duhet që të raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal këto kushte.

MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.

Derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.

Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *