Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin zyrtar për kufizimin e lëvizjeve.
Në dokument theksohet se nga ora 13:00 e ditës së nesërme nuk do lejohet më asnjë lëvizje deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.
Kufizimet vlejnë si për mjetet ashtu edhe këmbësorët.
Ky vendim ishte lajmëruar më herët nga kryeministri Rama.
‘Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Në urdhrin, që pak orë më parë e lajmëroi dhe kryeministri Edi Rama, përcaktohet dhe fasha e re e orareve, ku pas orës 13:00 të ditës së nesërme do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, por dhe automjeteve, deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës.’ – shkruhet në dokument.