Vendosni fjalën kyçe....

Nis trajnimi i 3 mijë vullnetarëve në luftë ndaj koronavirusit


Ka nisur trajnimi për 3 mijë vullnetarë që iu përgjigjën thirrjes për të qenë në frontin e luftës ndaj koronavirusit.

Vullnetarët janë nga radhët e mjekëve, infermierëve, farmacistëve, stomatologëve dhe profesionistëve të shëndetit publik, si edhe studentë të fakulteteve të mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasitrliu ka shpërndarë fotot gjatë trajnimit.

Postimi i plotë:

COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate!
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit. BashkëJaDalim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *