Vendosni fjalën kyçe....

“O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur” – Rama thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi


Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur më të keqen.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë tha se vetëm sot në Itali kanë humbur jetën 627 persona.

Ai shkruan se 9 nga 10 vdekje ndodhin në banesa dhe në Lombardi, që ka një nga sistemet spitalore më të mira në Europë.

Rama thekson se kjo ndodhi për shkak se masat shtrënguese u morën vonë teksa njerëzit talleshin në emër të lirisë për xhiro e festa.

Në fund kryeministri shkruan se njerëzit kanë qëndruar 30 vite në burg apo kanë qëndruar në grevë urie 30 ditë e nuk kanë vdekur duke u bërë thirrje që të qëndrojnë në banesa deri në kapërcimin e krizës.

‘O NJERËZ! NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR😰

GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!

🔴 NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!

PSE???

SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!

NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!

🔴 TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?!

PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *