India ekzekutoi me varje katër persona të dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje 23-vjeçare në vitin 2012.
‘Të dënuarit për përdhunim dhe vrasje ishin pjesë e bandës Nirbhaya, janë varur sot në burgun qendror Tihar.’ – shkroi në Twitter zyra e Komisionerit të Policisë në Delhi.
Disa orë para varjes, Gjykata Supreme, në një seancë para agimit, hodhi poshtë kërkesën e paraqitur nga një prej të dënuarve që kërkoi rishikimin e dënimit me vdekje.
Katër të rinjtë, Akshay Kumar Singh (31), Pawan Gupta (25), Vinay Sharma (26) dhe Mukesh Singh (32), u varën në orën 5.30 të mëngjesit me orën lokale në burgun Tihar. Muajt e fundit, katër të dënuarit kishin paraqitur një seri kërkesash për të vonuar ekzekutimin.
Kryeministri Narendra Modi shkroi në Twitter: ‘Drejtësia ka mbizotëruar. Është me shumë rëndësi të sigurohet dinjiteti dhe siguria e grave. Së bashku ne duhet të ndërtojmë një komb, ku përqendrimi është në fuqizimin e grave, ku theksohet barazia dhe mundësia.’