Policia dhe Ushtria janë angazhuar që të sigurojnë mbajtjen e distancave në radhën për hyrje në pikat e shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike.
Ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë fotot. Kjo situatë nga ndodhur nga dita e sotme.
Madje Rama, e ka krahasuar këtë formë edhe me foto nga vendet e huaja.
Postimi i plotë:
POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!
JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE
BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!