Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e bukës bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët


Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton gjithë qytetarët se furrat do të jenë të hapura nesër nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00, për t’u rihapur sërish të hënën.

Reagimi i shoqatës vjen pas njoftimit të orareve të reja të lëvizjes të publikuara nga kryeministri Rama.

‘Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë,  sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të  jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00  të drekës, pas kësaj ore  për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur.

Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë  në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë  që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë.’ – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *