Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Koncesionarët përfitojnë 330 mijë euro në ditë, qeveria iu jep vetëm 400 dollarë bizneseve të vogla


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka përsëritur edhe një herë qëndrimet e partisë ku ajo bën pjesë se, qeveria duhet të heq dorë nga pagesat e koncesioneve për të kaluar paratë në përballimin e situatës së koronavirusit.

Sipas Tabakut bizneset e vogla do marrin në total vetëm 400 dollarë nga qeveria ndërsa koncesionarët 330 mijë euro në ditë.

Në postimin e saj Tabaku ka bërë një krahasim të shifrave të paketës ekonomike Rama të shpalosur ditën e djeshme me kontratat konvesionare.

Postimi i plotë:

Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira

Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin.
Qeveria mund të ndhmojë biznesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *