Ka shkuar në 28 numri i të prekurve nga Covid-19 në Kosovë.
Lajmi është dhënë nga autoritetet e Prishtinës e sipas njoftimit një rast ka ardhur nga Gjermania, ndërsa tre të tjerë janë kontakte të të prekurve të deritanishëm.
Qeveria e Kosovës ka kufizuar lëvizjet e panevojshme në mbarë vendin dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në banesa për të frenuar përhapjen e virusit.