Vendosni fjalën kyçe....

59% e të infektuarve janë burra, harta e shpërndarjes gjeografike të koronavirusit në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë publikoi më herët të dhënat e përditësuara për koronavirusin në vend, ku vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar 6 personave të tjerë të prekur.

Kjo e ka çuar në 76 numrin e personave të prekur nga virusi Covid-19 në Shqipëri.

Pesë prej të pacientëve të rinj janë nga Tirana dhe një tjetër është nga Fieri. 

Kjo do të thotë se harta e qyteteve të prekura nga virusi Covid-19 nuk ka ndryshuar dhe se në Tiranë numri i të infektuarve vijon të rritet me një shpejtësi më të lartë në krahasim me qytetet e tjera.

RASTET:
• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë

Eugena Tomini, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik tha se 59% e të infektuarve janë burra dhe 41% e tyre janë gra.

Ndërkohë, numri i pacientëve që po mbahen në terapi intensive është shtuar duke shkuar në 4./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *