Vendosni fjalën kyçe....

Avioni ngrihet në stërvitjen rutinë, por befas goditet nga rrufeja (Video)


Momenti kur një shkreptimë rrufeje goditi një avion luftarak F/A-18 Hornet, u kap në video nga një kamera në kabinë. Goditja e la pilotin të tronditur dhe madje la shenja në pjesën e pasme të aeroplanit.

Videoja e postuar nga një pilot i forcave ajrore të Kuvajtit tregon përvojën e tij të guximshme, kur nga qielli u lëshua një goditje rrufeje në avionin e tij.

Goditja u dëgjua brenda kabinës si një goditje me zë të lartë dhe e bëri pilot të tronditej në kolltukun ku ishte ulur.

Ndërkohë që piloti u largua nga aksidenti i padëmtuar, avioni ka pësuar dëme të ndjeshme por nuk është njoftuar ende  sasia e dëmit.

Avionët modernë, si civilë ashtu edhe ato ushtarakë, janë të përgatitur më së miri ndaj goditjeve të rrufeve dhe janë projektuar për të përballuar një goditje të tillë pa e dëmtuar ekuipazhin, udhëtarët ose sistemet e tyre jetësore.

Por ekziston një rrezik nëse rrufeja godet një vend jo shumë të mbrojtur të aeroplanit, si një depozitë bosh karburanti, e mbushur me avuj të ndezshëm, mund të rezultojë lehtësisht në katastrofë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *