Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet e grabitet çifti në Finiq, hajdutët i marrin 2 milionë lekë


Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë natës së djeshme në Finiq, në Sarandë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç

Personat e paidentifikuar kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve, i kanë lidhur dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin në banesë. Në total ishin 2 milionë lekë të vjetra.

Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen.

Ata janë shprehur se grabitësit flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e momentalisht ka shoqëruar dy persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *