Vendosni fjalën kyçe....

“Fake news kërcënues i kryeministrit shqiptar” – Media italiane lajm për videon e Ramës


Media italiane ka publikuar videon e kryeminstrit Rama duke e cilësuar atë si fake neës kërcënues.

Ajo i referohet videos së shpërndarë nga kreu i qeverisë ku shfaqeshin policët duke dhunuar qytetarët në rrugë.

Le Iene shkruan se pasi Shqipëria po përballet me rastet e para të Covid-19, shpërndarja e videos ka shijen e një fake news dhe të kërcënimit ndaj qytetarëve.

Sipas kreut të qeverisë, pamjet ishin nga Spanja dhe tregonin dhunën e policisë ndaj qytetarëve që kishin shkelur rregullat e qeverisë për kufizimet lidhur me Covid-19.

Siç doli më pas, pamjet ishin marrë në Algjeri e kryeministri Rama e pranoi gabimin duke kërkuar ndjesë për videon por jo mesazhin që kishte shpërndarë me të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *