Qeveria italiane ka caktuar 500 milionë euro për ndërhyrje në favor të kompanisë italiane të fluturimeve ‘Alitalia’ dhe të kompanive të tjera me licencë italiane. Shumica e fondeve janë për shpëtimin e kompanisë ‘Alitalia’ dhe në krijimin e një kompanie të re 100 % publike të emërtuar Newco, që duhet të marrë me qira aktivitetet e kompanisë Alitalia.
“Ndërhyrjet janë përfshirë në dekret-ligjin me masat ekonomike për krizën e shkaktuar nga koronavirusi, publikuar në Fletoren Zyrtare dhe që është në fuqi që prej 17 marsit. Caktimi i fondeve që do të shërbejë për të kompensuar kompanitë e fluturimeve ajrore nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19 është i konsiderueshëm megjithatë sërish është 100 milionë euro më pak nga shifra që pretendohej në fillim. Për këtë ka pasur mosmarrëveshje mes brenda qeverisë ku PD-ja dhe Lëvizja 5 Yjet kanë pasur qendrime të ndryshme”-thuhet në dekret raporton Ilsole24ore.