Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Holandës: Ka letra higjenike për të gjithë, mund të dhj***m për 10 vjet


Në vendet e prekura nga koronavirusi, njerëzit në panik kanë nxituar të bëjnë blerjet për të qëndruar në vetëkarantinë duke boshatisur raftet në supermarkete.

Pamjet me raftet bosh kanë qarkulluar nga Kina, Italia, Greqia, Britania, Holanda, SHBA-ja e madje edhe nga vendi ynë. Madje kanë qarkulluar edhe pamje të blerësve që zihen për letrat higjienike.

Për t’iu përgjigjur këtij fenomeni në vendin e tij, kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka reaguar duke dhënë një mesazh për qytetarët.

Ai thotë se vendi ka rezerva të mjaftueshme letrash higjienike që zgjasin deri në 10 vjet, kështu që ata nuk duhet të shqetësohen.

 “Vendi ynë ka mjaftueshëm letër higjienike sa mund të zgjasë për 10 vjet. Mund të dhj..im të gjithë për 10 vjet”, tha Rutte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *