Vendosni fjalën kyçe....

Kurti përgjigjet për mocionin e mosbesimit: S’ndalem para asnjë pengese


Kryeministri i Kosovës, Kurti, u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda për të parandaluar prekjen nga Covid-19.

Gjatë konferencës për shtyp nga Ministria e Shëndetësisë, kreu i qeverisë u përgjigj edhe lidhur me çështjen e votëbesimit nga ana e LDK-së, shkruan Lajmi.

Ai tha se Kosova si gjithë vendet po kalon një krizë shëndetësore dhe kriza politike është ajo që nuk i duhet. Megjithatë Kurti theksoi se nuk ka ndërmend të ndalet para asnjë pengese.

‘Jam kryeministër me vullnet, program, dije dhe me përvoje të gjatë politike. Nuk ndalem para asnjë pengese. Parashikimet nuk i bëj unë por analistët. Kësaj krize shëndetësore nuk do të duhej t’ia shtojmë edhe këtë krize politike’, ka thënë Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *