Vendosni fjalën kyçe....

Mjekja jep lajmin: Dy të infektuar nga ‘pacienti zero’ gati të lënë spitalin


Gjatë një bisede online me Ministren e Shëndetësisë, shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo, dha lajmin e mirë se dy pacientë janë drejt shërimit.

Çomo tha se dy pacientë, kontakte të rastit zero të cilët pas ritestimit të dytë dolën negativë, po bëhen gati të lënë spitalin.

 “Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, i tha mjekja ministres Ogerta Manastirliu.

Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë. 

Ministrja i falenderoi mjekët për punën e tyre dhe sakrificat që duhet të bëjnë ndërsa përballen nga afër me Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *