Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda e jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do dalin nga spitali edhe pacientët e tjerë


Mjeku infeksionist Tritan Kalo, pjesë e ekipit që po trajton pacientët e prekur nga Covid-19 në Spitalin Infektiv u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për veten dhe për të afërmit e tyre.

Ai tha të gjithë mund të preken nga virusi ndërsa shtoi se në qarkullim janë edhe viruse të tjerë.

Në lidhjen e drejtërdrejtë me emisionin Kjo Javë në News24, Kalo tha se shumë shpejt nga spitali do dalin të tjerë të prekur nga Covid-19, duke shtuar se katër prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

‘Do dalin shumë shpejt edhe të tjerët. Nuk është plotësuar ende trajtimi 10-ditor. Një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë klinike. Jo të gjithë ata që kanë ardhur në spital kanë ecuri të mirë. Katër prej tyre janë në terapi intensive. Janë rëndë, por shpresojmë që të kemi maksimumin e dobishmërisë në trajtimin e tyre. Vetëm një në gjashtë të infektuar kanë të detyrueshme spitalin, për shkak të temperaturës, kollës, frymëmarrjes, pjesa tjetër trajtohen në shtëpi. Tani preken të gjithë, se është krijuar koncepti i gabuar sikur preken vetëm të moshuarit dhe të sëmurët kronikë’, u shpreh Kalo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *