Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë 2 burra dhe një grua, shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi


Është rritur në 13 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i koronavirusit në Greqi, pasi tre persona të tjerë kanë vdekur gjatë natës dhe mëngjesin e së shtunës.

Protothema shkruan se viktimat janë një burrë 84-vjeçar i cili ishte shtruar në spitalin Sotiria në Athinë, një burrë tjetër në AHEPA në Selanik dhe një grua 94-vjeçare e cila qe shtruar në klinikën Pamakkaristos të Athinës.

Të tre pacientët kishin qenë në trajtim intensiv dhe kishin patur probleme të rënda shëndetësore të mëparshme.

Sipas gazetës Protothema, 11 prej personave që kanë humbur jetën në Greqi janë burra dhe vetëm dy prej tyre janë gra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *