Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i çuditshëm, Rama: Në orën 19:00 do dalim në ballkone të shajmë virusin nga motra


Pasi paralajmëroi se policia do përdorte gazlotsjellës e madje dhe forcë ndaj qytetarëve që thyejnë rregullat e shtetrrethimit, kryeministri Edi Rama u ka bërë një propozim të çuditshëm qytetarëve të vlorës.

Pasi tregoi një kërkesë që i kishte ardhur në telefon nga disa qytetarë që donin të shanin virusin nga motra, ai shprehu mbështetjen e tij si deputet i zonës, me kusht që kjo të bëhej nga ballkoni në orën 19:00. Rama i këshilloi qytetarët që të mos dalin për asnjë arsye nga shtëpia.

 “Deri të hënën në orën 5 të mëngjesi asnjë hap larg shtëpisë. Më shkruajnë nga Vlora se kanë vendosur të dalin në ballkon ne 7 të shajnë virusin nga motra. Se di si duruan kaq gjatë që s’u morën me motrën e kompetentit. Unë bashkohem sot dhe u jap mbështetjen time si deputet i Vlorës, me kusht që ta bëjnë nga ballkoni dhe mos të bëjnë xhap (hap) jashtë derës së shtëpisë. Ne të tjerët duhet të bëjmë ritualin në shtëpi dhe t’u tregojmë vendin këtyre tradhtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish punë dhe t’u japim njëri-tjetrin ndihmën e nevojshme shqiptarëve. Rrugë tjetër nuk ka dhe kush kërkon rrugë tjetër mund t’i bjerë murit me kokë për mos të dalë nga shtëpia.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *