Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i Shtëpisë së Bardhë konfirmohet me koronavirus


Konfirmohet me koronavirus një anëtar i Shtëpisë së Bardhë, punonjës i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence.

CNN shkruan se lajmi u dha nga Katie Miller, sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence.

Punonjësi është testuar dhe ka dalë pozitiv, por sipas Miller as presidenti Donald Trump dhe as Pence nuk kanë patur kontakte me të.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Miller.

 Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i këtij personi. 

Pence është personi i administratës së Trump, që i është dhënë përgjegjësia për koordinimin e grupit të punës për të luftuar pandeminë.

Dhe ky rast është më i afërti me Pence, por jo i pari.

Të paktën dy njerëz u konfirmuan pozitivë për koronavirusin pasi morën pjesë në Konferencën e Politikave të Komitetit për Çështjet Publike të Izraelit në Uashington, ku morën pjesë Pence si dhe disa ligjvënës dhe ndihmës.

Të dy Pence dhe Trump morën pjesë gjithashtu në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik muajin e kaluar, ku një zyrtar i lartë gjithashtu rezultoi pozitiv për koronavirusin. Por mjeku i presidentit amerikan, tha se ai ka dalë negativ pas testeve për Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *