Autoritetet italiane kanë raportuar 546 viktima nga Covid-19 në Lombardi ditën e sotme ndërsa në mbarë Italinë numri i viktimave ditën e sotme ka qenë 793 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4825.
Italia është vendi më i goditur nga Covid-19 në mbarë botën, duke kaluar edhe Kinën për sa i përket numrit të vdekjeve.
Qeveria italiane ka vendosur shtetrrethimin në vend dhe ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për t’u përballur me situatën e krijuar nga koronavirusi.