Vendosni fjalën kyçe....

“S’është koha për shfaqje, qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme” – Thirrja e Bashës


Kryedemokrati Basha tha mbrëmjen e sotme se vendi nuk ka nevojë për fasadë e shfaqje por për zgjidhje.

Gjatë intervistës për Nova Media, kreu i opozitës së bashkuar, tha se opozita i ka kërkuar qeverisë të veprojë shpejt dhe të marrë masat e duhura për përballimin e situatës.

Ai shtoi se qeveria kishte pranuar disa nga propozimet e opozitës duke theksuar se nuk është koha për debate politike.

‘Populli ka nevojë për zgjidhje, jo për fasadë apo për shfaqje. Prandaj, opozita shqiptare ka bërë atë që bën çdo opozitë perëndimore, në Europë apo SHBA. I kemi kërkuar qeverisë të veprojë dhe të veprojë sa më shpejt. Ajo që ka rëndësi është se po e bëjmë punën tonë dhe si rezultat edhe i punës sonë kemi arritur ta shkundim qeverinë të marrë disa masa. U pranua propozimi që njëri nga prindrit që do të qendrojë në shtëpi me fëmijët, të paguhet. U pranua propozimi për shtyrjen e kësteve të kredive për të paktën 3 muaj. U pranuan plotësisht apo pjesërisht edhe disa propozime të tjera. Kjo është detyra e opozitës. Të sensibilizojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë llogari dhe të propozojë. Jemi në shërbim të shqiptarëve pa bërë politikë. Nuk është koha për debate politie, është koha për të dhënë ndihmën tonë dhe për ta kaluar këtë të keqe sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja.’ – tha ai.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të ndihmojë qytetarët që kanë më shumë nevojë, duke përmendur banorët që jetojnë në çadra.

Basha shprehu mbështetjen për masat e marra për kufizimin e lëvizjeve duke shtuar se ato duhen bërë sipas ligjit.

‘Thirrja ime është e qartë. Ata që kanë më shumë nevojë, duhet të ndihmojen të parët. Banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit janë më të rrezikuarit. Gjëja e parë që do të bëja është që nuk do t’i kisha lënë në çadra. Prapë nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë. Në lidhje me ushtrinë, përtej aspektit kushtetues, i cili është i rëndësishëm, jam në mbështetje të çdo mase. Kam qenë në mbështetje kohë përpara se të merreshin, sepse pa kufizime, përhapja e virusit bëhet shumë më e lehtë. Kjo do të na kushtontë më shumë. Por këto masa duhet të merren sipas ligjit. Nuk janë në vullnetin dhe në humorin e kryeministrit, kushdo qoftë ai, ky, unë apo ndonjë tjetër. Ndaj, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Shqipërisë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe pastaj, përdorimi i të gjithë instrumentave, kjo është rruga. Ushtria, patjeteër që ka dalë në mbështetje të policisë për të zbatuar rregullat e distancimit social dhe izolimit, por nuk ka pse të dalë me mitroloz. Le të dalë të mbështesë njerëzit në nevojë, të çojë ndihma tëk banorët e goditur nga tërmeti, tek më të pamundurit. Dalja me mitroloz duhet t’i kursehet këtij populli, sepse tregon mungesë idesh, aftësish për t’u përballur me krizën.’ – tha kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *