Vendosni fjalën kyçe....

Shifrat e fundit, numri i viktimave nga koronavirusi shkon mbi 11 mijë në të gjithë botën


 

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri ka kapërcyer numrin 5,000 në Europë, që është kthyer në epiqendrën e re të pandemisë.

Ndërkohë në të gjithë botën numri i vdekjeve u rrit në 11.000, shkruan Al Jazeera.

Ditën e djeshme Italia njoftoi 627 të vdekur vetëm brenda 24 orëve. Kjo është rritja më e madhe ditore për vendin, një ditë pasi tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali tani ka arritur në 4,032.

Numri i vdekjeve në Spanjë gjithashtu është rritur në më shumë se 1.000, ndërsa në Iran numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 1.400, pasi vendi shënon fillimin e Vitit të Ri Persian.

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se rreth 235,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi globalisht dhe afro 10,000 janë konfirmuar të vdekur.

Por të dhënat e mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara treguan se më shumë se 260,000 tashmë janë infektuar në 166 vende, ndërsa 87,000 janë shëruar, kryesisht në Kinë.

I njëjti vëzhgim i nga universiteti tregoi se numri i të vdekurve ka tejkaluar numrin 11.300 në të gjithë botën deri këtë të shtunë, me mundësinë e që numri të shkojë në 12,000 deri në fund të ditës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *