Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 5.6 godet Greqinë, rrëzohen disa banesa (FOTO)


Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Greqinë në orët e para të kësaj të shtune. Mediat greke shkruajnë se tërmeti ra rreth orës 02:49, duke rrëzuar disa banesa të vjetra, por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ishte 14 km në lindje të qytetit të Pargës, në rajonin e Thesprotisë, në një thellësi prej 10 km.

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 që ndodhi 21 minuta para mesnatës në zonë, pati të njëjtin epiqendër.

Tërmeti u ndje në të gjithë Greqinë veriperëndimore në qytete si Janina, Korfuzi dhe Preveza. Dridhjet u ndjenë gjithashtu në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Disa ndërtesa të vjetra në qytetin e vogël të Kanalaki u rrëzuan ose u dëmtuan. Drejtori i Kërkimit i Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, Gerasimos Chouliaras tha se lëkundjet në zonë priteshin. Sidoqoftë, ai siguroi që nuk do të ketë ndonjë lëkundje më të fortë që do ta ndjekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *