“Ti je një idiot”- me këto fjalë i është drejtuar Richard Grenell-it një ish-drejtor i CIA-s, gjenerali Michael Hayden. Kjo për shkak të mënyrës se si Grenell është shprehur në rrjetet sociale lidhur me krizën e krijuar nga koronavirusi.
Kreu i përkohshëm i Inteligjencës Amerikane, Richard Grenell ka sulmuar Kinën përmes një postimi në Twitter, duke thënë se nuk duhet të lëvdohet për arritjet e saj në luftën kundër koronavirusi.
Grenell shkruan: “Ai që nisi zjarrin nuk duhet të lëvdohet se pse u soll si zjarrfikës më pas”.
Këtë koment Grenell e bëri duke shpërndarë një postim ku thuhej se “Ndërsa Uashingtoni po gabon, Pekini po ecën me shpejtësi dhe në mënyrën e duhur për të përfituar nga gabimet e SHBA, duke mbushur vakumin për t’u pozicionuar si udhëheqësi global në përgjigjen e pandemisë”.
Edhe në këtë kohë të vështirë për të gjithë botën, Grenell nuk e ndalon luftën me Kinën dhe është i shqetësuar se cili do të jetë shteti që do të shikohet si udhëheqësi në luftën kundër Covid-19.
Komenti i tij ka marrë mjaft kritika, por më goditësi ishte ai i ish-drejtorit të CIA-s, Michael Hayden.
Ai shprehet shkurt: “Ti je një idiot”
Ndërsa një tjetër i kërkon të japë dorëheqjen. “Në pozicionin tuaj, nëse e shpërdoroni kohën tuaj në Tëitter, atëherë duhet të jepni dorëheqje në mënyrë që dikush përgjegjës të vijë dhe të bëjë atë që është e nevojshme për sigurinë tonë kombëtare. Me një pandemi që po lulëzon, ne jemi më të prekshëm se kurrë.” – thotë një qytetar./Hashtag.al