Urdhri për kufizimin e lëvizjes nga ora 13:00 e së shtunës deri ditën e hënë, duket se ka krijuar efektin e kundërt te qytetarët të cilët kanë nxituar të kryejnë punët e tyre e të përfundojnë blerjet gjatë paradites.
Grumbuj njerëzish shihen kudo në kryeqytet, me një pjesë që mundohet të ruajë distancën me të tjerët e me disa që e kanë neglizhuar këtë këshillë.
Sipas urdhrit të qeverisë, të vetmit që do të jenë në rrugë pas orës 13:00, do jenë ushtria, policia, njësite kritike të shërbimit shtetëror si dhe kompanitë mediatike.
Qytetarët e Tiranës nuk janë të vetmit që nuk po zbatojnë rregullat e distancimit social, pasi edhe në Lushnjë tregjet janë tejmbushur me njerëz që mundohen të përfundojnë pazaret e fundjavës.
Kjo është pamja e shëmtuar nga tregu i fruta-perimeve në Lushnjë, ku janë krijuar radhë të gjata.