Veliaj çel tender 100 milionë lekë për Kopshtin Zoologjik


Bashkia Tiranë ka hapur procedurat për një tender me vlerë rreth 100 milionë lekë.

Sipas njoftimit të publikuar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, shuma e lekëve do përdoret për mbikëqyrjen e punimeve për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Afati për dorëzimin e dokumenteve është 13 prilli kurse afati i kontratës është 12 muaj nga nënshkrimit i saj.

Bashkia Tiranë shpalli në buletinin e 17 marsit fituesin e kontratës prej rreth 317 milionë lekësh për kompaninë Salillari për parkun e lojërave e parkingun te Rruga e Elbasanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *