Vendosni fjalën kyçe....

Vihet në përdorim si karantinë Kavalishenca e Durrësit, cilët janë izoluar atje


Futet në përdorim karantina shtetërore e përcaktuar më parë në kavalishencën e Durrësit. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se atje ndodhen persona të cilët nuk kanë rezultuar pozitivë, por kanë qenë persona të cilët kanë patur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

 “Në karantinën shtetërore futëm personat e kontaktit të ngushtë me rastin e konfirmuar me rastin pozitiv me COVID 19. Aktualisht personat që janë në karantinë nuk janë të konfirmuar me COVID, por po ndiqen mbështetur në protokollin e ndjekjes që janë Brenda kësaj strukture.”-  tha Eugena Tomini.

Specialistja e ISHP-së theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medikamentet bazë për COVID 19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *