Vendosni fjalën kyçe....

43 pacientë me koronavirus të shtruar në Spitalin Infektiv


Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar sot se është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv. Ndërkohë që dje ishin të shtruar 37 pacientë, numri i tyre sot është rritur në 43. 

Ndërkohë që numri total i të infektuarve në vend ka shkuar në 89.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se katër prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike.  Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mosha mesatare e rasteve që janë shtruar në spital është 54 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë sot thirrje qytetarëve, që nëse kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127 dhe të shkojnë menjëherë vetë në spital, pasi kështu rrezikojnë personelin mjekësor.

RASTET:

  •  Tiranë        63 qytetarë
    •    Durrës        6 qytetarë 
    •    Lushnje     2 qytetarë
    •    Elbasan      2 qytetarë
    •    Fier              8 qytetarë
    •    Rrogozhinë    2 qytetarë
    •    Kavajë             3 qytetarë
    •    Korçë              3 qytetarë

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *