Zgjerohet harta e të infektuarve me virusin Covid-19 në Shqipëri. Tiranës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Rrogozhinës, Lushnjës e Fierit, i është shtuar edhe Korça.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.”– bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Dy nga pacientët nga Korça, janë një çifti të moshuarish të moshës 75 dhe 76 vjeç, të cilët dyshohen se janë infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia. Por mbesa nuk ka probleme me shëndetin. Ndërsa i treti, është menaxheri i një lokali në Korçë.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% prej tyre janë burra dhe 42% janë gra.
RASTET:
- Tiranë 63 qytetarë
• Durrës 6 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë
Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. Deri dje ishin të shtruar 37 pacientë.
4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./Hashtag.al