Një hotel mahnitës ka hapur dyert për turistët në qytetin e vogël rus të Alushta-s në Krime.
Kompleksi i ri, i cili është përshtatur sipas brendisë së një anijeje kozmike, është gjithashtu një qendër muze dhe argëtuese.
Hoteli i ri i quajtur “Ruajtësi i Perandorisë” u ofron mysafirëve një mundësi unike për të kaluar pushimet e tyre në kabina hapësinore të veçanta, të pajisura me mini-bar dhe TV.
Tifozët e vërtetë të fantashkencës mund të shijojnë pilulat e proteinave dhe të provojnë helmetat e pilotëve.
“Ky është një objekt i mrekullueshëm. Mund të zhytesh në një atmosferë absolutisht të pabesueshme, të harrosh për problemet e përditshme, të marrësh shumë emocione të mira dhe pozitive.” – tha një nga vizitorët.
Vizitorët gjithashtu mund të përjetojnë botën intergalactike, të frymëzuar nga seria “Star Wars”, të provojnë simulatorët “3D” si dhe konsumojnë ushqimin me të cilin ushqehet personeli i anijeve kozmike.