Ndërprerja e futbollit pritet të lërë pasoja ekonomike te klubet, por Barcelona duket se ka gjetur zgjidhjen për të minimizuar sadopak dëmet, pasi ka vendosur të ndërpresë pagat e lojtarëve për periudhën që nuk luhet futboll.
Pas një takimi të presidentit Bartomeu me senatorët e skuadrës, si Messi, Pique, Busquets e Sergi Roberto, është vendosur që të aplikohet ndalja e pagave, ndërsa kjo skemë do të aplikohet vetëm te skuadra e parë, pra për Rei Manaj nuk do të ketë ndalesë.
Megjithatë para se të aplikojë këtë vendim te skuadra e tij, presidenti Bartomeu ka planifikuar edhe një takim me Shoqatën Europiane të Futbollistëve dhe UEFA-n, për të gjetur një skemë homogjene për të gjithë skuadrat në Europë, pasi të gjithë klubet kanë nevojë për një farë kursimi, në këto momente të vështira.