Vendosni fjalën kyçe....

Një fëmijë humbi jetën, pamjet pas tërmetit që goditi Zagrebin këtë mëngjes (FOTOT)


Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin, duke rrënuar ndërtesa  e duke i marrë jetën dhe një të mituri.

Ekipi i emergjencës në Zagreb u ka kërkuar qytetarëve të mos hyjnë në ndërtesa të dëmtuara pas tre tërmeteve që goditën vendin të dielën në mëngjes, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.5.

“Pas tërmeteve në Zagreb këtë mëngjes, ne po informojmë qytetarët që të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara. Ekipet e ekspertëve të ndërtimit po vijnë në vendngjarje, të cilët do të japin përparësi në vlerësimin e dëmeve të ndërtesave dhe të shënojnë ndërtesat sipas vlerësimit. Prioritet janë spitalet dhe më vonë të gjitha ndërtesat e tjera. Për më tepër, ekipe të punëtorëve të ndërtimit janë punësuar për të pastruar rrugët dhe korridoret- “ thuhet në njoftim, citon Croatia News.

Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti ishte me magnitudë  5.5. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Zagrebin në 140 vitet e fundit. Më  i forti ka qenë ai në vitin 1880, me magnitudë 6.3.

Mediat raportuan fillimisht se në spitalin e fëmijëve në Zagreb, ishte shtruar një fëmijë 15-vjeçar, i pasi u plagos rëndë nga tërmeti dhe ndodhej në gjendje kritike.

Fatkeqësisht më vonë u dha lajmi se ai ka ndërruar jetë.

Kreu i Autoritetit të Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, tha se kishte edhe disa njerëz të plagosur në tërmetet e këtij mëngjesi, por dëmtimet ishin të lehta.

“Ka të plagosur, ne ende nuk e dimë numrin e saktë,” tha ai.

Disa ndërtesa në qendër të Zagrebit dhe gjithashtu disa kisha të vjetra në të gjithë qytetin u dëmtuan rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *