Vendosni fjalën kyçe....

Protestat për kushtet sanitare dhe koronavirusit shkaktojnë 23 viktima në një burg në Bogota (Video)


Të paktën 23 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një trazire mbi koronavirusin në burgun La Modelo në kryeqytetin kolumbian Bogota, sipas ministrisë së drejtësisë të vendit.

Shtatë roje burgu u plagosën gjatë shpërthimit të dhunës të shtunën në mbrëmje, e cila u zhvillua ndërsa protestat e të burgosurve për kushtet sanitare derivuan në gjakderdhje. Dy prej rojeve janë në një gjendje kritike, tha të dielën Ministrja e Drejtësisë Margarita Cabello.

Cabello shtoi se trazirat ishin një përpjekje masive për arratisje dhe trazira të ngjashme u panë edhe në disa qendra të tjera ndëshkuese në të gjithë vendin, raporton RT.

Burgu La Modelo ishte skena më e keqe e dhunës, me video që qarkullonin në mediat sociale ku tregonin të burgosurit duke djegur objekte dhe një roje burgu në tokë pasi i cili pësoi lëndime të rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *