Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Shqipëria sot shënoi 13 të infektuar me COVID- 19 brenda 24 orëve, si asnjëherë tjetër por ai shprehet se do të vijojë edhe më shumë këtë javë.
Sfida sipas Ramës është që këto shifra mos rriten nga marrëzitë të dala jashtë kontrollit.
Ai i lutet përsëri qytetarëve për të qëndruar brenda dhe për të shmangur grumbullimet por nga ana tjetër paralajmëron se ata që nuk zbatojnë masat do të goditen pa tolerancë.
Postimi i plotë:
🔴 SOT NUMRI I POZITIVËVE U RRIT! SIDOQOFTË BRENDA PARASHIKIMIT LAVDI ZOTIT DHE DO TË VAZHDOJË TË RRITET ENDE MË SHUMË KËTË JAVË!
🔴 POR SFIDA E MADHE ËSHTË TË MOS RRITET NGA MARRËZITË TONA E TË DALË JASHTË KONTROLLIT!
🔴 ME REZISTENCË TË MADHE POPULLORE, MUND TË DALIM NGA KJO LUFTË ME HUMBJE E PLAGË TË MËDHA, POR SHUMË MË PAK SIDOQOFTË SE SA PO NUK REZISTUAM!
🔴 JU LUTEM SI KRISHTIT E MUHAMETIT MOS LUANI ME ZJARRIN DHE MOS BËNI NJË HAP MË SHUMË PËRTEJ KUFIJVE QË JANË VËNË PËR SECILIN!
🔴 NESËR NIS NJË DITË E RE ME SFIDËN E MOSSHKELJES SË ORAREVE; MOSDALJES ME ASNJË TJETËR NË KRAH; MOSKRIJIMIT TË GRUMBUJVE NË TREGJE E NË DYERT E DYQANEVE!
🔴 JU LUTEM MBANI FËMIJËT BRENDA!
🔴 JU LUTEM MOS LINI PLEQTË TË DALIN NGA DERA! JU LUTEM ECNI FILLIKAT NË RRUGË PA U NDALUR ASKUND!
🔴 JU LUTEM RRINI DREJT E NJËRI PAS TJETRIT NË RADHË ME DURIM! JU LUTEM MOS DILNI POSHTË PALLATIT!