Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Më falni, rashë dhe unë pre e qytetarit dixhital


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë tjetër falje për videon që postoi një ditë më parë, për të cilën shprehej se ishte xhiruar në Spanjë.

Megjithatë, edhe njëherë tjetër nuk i ka kursyer ironitë dhe sulmet ndaj kundërshtarëve apo mediave.

Rama tha se videon ia kishte dërguar një mik nga Italia, i cili i kishte thënë që është bërë në Spanjë.

 “Dje postova një video që gabimisht një mik nga Italia më tha që ishte nga Spanja, doli që ishte nga Algjeria, u hodhën përpjetë ata që i njihni të gjithë, nuk dua të merrem me ta, se vesi i tyre do dalë bashkë me shpirtin, s’ka gjë që ju bën derman atyre. Ju kërkova ndjesë, rëndësi ka të mos e bësh qëllimisht. Më falni, rashë edhe unë pre e qytetarit dixhital, ishte krejt e pafajshme në këtë mori ngarkesash, por ama qëllimi i positimit të saj nuk ndryshon. Që nesër forcat tona të rendit nuk do tolerojnë askënd, grumbullimet e parregullta, radhët e gjatë dhe xhirot në rrugë janë të paligjshme, janë të patoleruesheme”,- tha Rama.

Rama ditën e djeshme publikoi videon e policisë algjeriane duke dhunuar barbarisht qytetarët dhe tha se kjo po ndodhte në Spanjë. Por pasi ambasadori spanjoll e korigjoi, ai kërkoi ndjesë për gabimin por jo për përmbajtjen e mesazhit të tij, duke paralajmëruar qytetarët se do përdorej forcë ndaj tyre nëse shkelin masat e vendosura nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *