Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk ka asnjë kufizim për ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime


Pasi bëri të ditur orarin e ri, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka asnjë kufizim për ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime.

Ai shtoi se orari 05.00 – 13.00 kufizon vetëm konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore.”- shkruan Rama.

Kryeministri njoftoi pak më herët se nesër në orën 05:00 të mëngjesit deri në orën 13:00, do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *