Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e rasteve me koronavirus, mbyllet edhe Australia


Australia është duke mbyllur shërbimet jo thelbësore pasi rastet e koronavirusit rriten me shpejtësi në vend.

Pub-et, klubet, palestrat, kinematë dhe institucionet e kultit do të mbyllen nga mesdita e së hënës, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të duhet të kthehen në vetshërbim.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi kufizimet pas një mbledhjeje të kabinetit kombëtar.

Numri i rasteve në Australi është rritur ndjeshëm ditët e fundit, duke arritur në 1,315 të infektuar.

New South Wales (NSW), është shteti i prekur më keq me 533 raste të konfirmuara. Viktoria, nga të cilat Melbourne është kryeqyteti, ka 296 raste, ndërsa Queensland ka 259.

Kufizimet e reja do të shohin shumë biznese mbyllur, por supermarkete, stacione benzine, farmaci do të vazhdojnë të funksionojnë.

Kryeministri tha se ai dëshironte t’i mbante shkollat ​​të hapura por prindërit do të ishin në gjendje t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

“Unë nuk dua t’i shoh fëmijët tanë të humbasin një vit të tërë të shkollimit,” tha ai.

Disa shtete, përfshirë Victoria, kanë sinjalizuar se ata duan të mbyllin shkollat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *