Senatori amerikan Rand Paul është i pari përfaqësues i Senatit i cili rezulton pozitiv me koronavirus.
Me një postim në rrjetin social ‘’Twitter’’ ai shprehet se ishte asimptomatik por për shkak të udhëtimeve do të ketë kontaktuar me ndonjë të infektuar.
Ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore në karantinë. Por më parë edhe anëtarë të Kongersit të SHBA republikanët Mario Diaz-Balart dhe Ben McAdams rezultuan pozitivë teksa 4 të tjerë u vetëkarantinuan.