Vendosni fjalën kyçe....

Spanja i kërkon BE-së “Plan Marshall” për rikuperimin nga koronavirusi


Spanja e cila çuditërisht u bë vendi i katërt në botë më i prekur nga koronavirusi dhe i dyti në Evropë ka bërë thirrje për një Plan Marshall nga BE.

Kryeministri Pedro Sanchez ka qenë ai që e ka kërkuar këtë Plan Marshall duke theksuar se kjo është një krizë që po prek të gjithë Europën dhe duhet një plan i gjerë i përbashkët rikuperimi.

Sanchez do i kërkojë Kuvnedit zgjatjen e gjendjes alarmante dhe të paktën për 15 ditë teksa ekspertët thonë se Spanja është 1 javë larg Italisë.

Spanja në fakt numëron 28 mijë të prekur nga të cilat 1 mijë e 756 viktima nga COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *