Vendosni fjalën kyçe....

Thyen izolimin, policia ndëshkon me gjobë 78 persona, arrestohet një i ri në Elbasan


78 persona janë ndëshkuar nga policia pasi thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orarin e lejuar.

Këta persona janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë gjobë.

Ndërsa në Elbasan një 24-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi me dhunë uniformat blu.

Për 4 drejtues mjetesh ndëshkimi ka qenë tërheqja e lejes së drejtimit për 3 vjet.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *