Një burrë i akuzuar se kishte udhëtuar me makinë në gjendje të dehur është dënuar me 10 javë në burg, pasi u kollit mbi policin që e ndaloi.
Burri në Holandë pretendonte se ishte i infektuar me koronavirus dhe i tha policit se donte ta infektonte edhe atë, por siç shkruan RT analizat treguan se ai ishte negativ.
23-vjeçari nga Leiden, dyshohet se po ecte me shpejtësi sa majtas-djathtas në korsi, përpara se të ndalohej nga policia.
Sipas raportimeve, ai nuk pranoi të testohej për alkool. Në vend që të bashkëpunonte me autoritetet, holandezi se ishte kollitur në fytyrat e dy oficerëve, duke u thënë atyre: “Unë kam koronavirus dhe tani e keni edhe ju”.
Gjykata e shpalli atë fajtor për sulm dhe për kërcënime me vdekje, dhe e dënoi me 10 javë burg. Gjykatësi tha se afati i burgimit shërben si një paralajmërim për të gjithë ata që mund të duan të bëjnë të njëjtën gjë dhe të dëmtojnë shërbimet e urgjencës së vendit.
Qeveria Hollandeze ka mbyllur të gjitha shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor javën e kaluar në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Kafenetë dhe restorantet gjithashtu janë mbyllur deri në 6 prill.
Deri tani, Holanda ka regjistruar rreth 3,000 raste të konfirmuara me koronavirus, 106 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.