Është rritur numri i të prekurve nga Covid-19 në Kosovë duke shkuar në 35.
Lajmi është pohuar nga ISHP-ja e Kosovës, sipas të cilit nga 20 personat e testuar për virusin, dy kanë dalë pozitivë.
Dy rastet e reja janë një burrë 44 vjeç dhe një grua 39 vjeç.
Kosova ka regjistruar deri tani një të vdekur nga koronavirusi.